Tahiri për qeverinë Kurti: I kanë dëmtu të gjitha arritjet historike - Gazeta Express
string(67) "tahiri-per-qeverine-kurti-i-kane-demtu-te-gjitha-arritjet-historike"

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 7:29

Tahiri për qeverinë Kurti: I kanë dëmtu të gjitha arritjet historike

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 7:29

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se mashtrimi dhe korrupsioni i qeverisë Kurti është shpërfaqur gjatë këtij mandati katërvjeçar.

“Kur kemi fol me gjuhën e ashpër në Kuvend, kryetari Haradinaj ka qenë më i ashpër dhe ne jemi keqkuptu. Atëherë kur i ka thane kryeministrit që je një mashtrues, sot krejt Kosova i thotë që je një mashtrues”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se veprimet e qeverisë Kurti e kanë sjellë Kosovën në sanksione dhe masa të tjera.

Sipas Tahirit, kursin që e ka kjo qeveri i ka dëmtuar arritjet që kanë ndodhur në 25 vjet liri.

“Ne kemi bërë disa pyetje që lidhen me kursin e veprimet, me thane më thjesht me gjuhë të popullit se në mulli të kujt po çon ujë”, ka thënë Tahiri

Ai ka thënë se ka thënë se Aleanca i del ballëhapur përpara votuesit të Kosovës. /Gazeta10

Advertisement
Advertisement
Advertisement