“Kosova s’e ka luksin t’i prishë marrëdhëniet me SHBA-në – Kurti ka qenë i vendosur në disa aspekte” – Bujar Dugolli thotë se raportet nuk janë prishur - Gazeta Express
string(143) "kosova-se-ka-luksin-ti-prishe-marredheniet-me-shba-ne-kurti-ka-qene-i-vendosur-ne-disa-aspekte-bujar-dugolli-thote-se-raportet-nuk-jane-prishur"

Lajme

Gazeta Express

07/01/2025 22:40

“Kosova s’e ka luksin t’i prishë marrëdhëniet me SHBA-në – Kurti ka qenë i vendosur në disa aspekte” – Bujar Dugolli thotë se raportet nuk janë prishur

Lajme

Gazeta Express

07/01/2025 22:40

Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA.

Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka pasur edhe në të kaluarën, por arsyeja kryesore sipas tij, është raporti me Serbinë.

“Duke marrë për bazë deklaratat e mëhershme nuk ka ndryshim nga deklaratat e Grenell i mbetet qëndrimeve të mëhershme që i ka dhënë….Ne aspektet diplomatike të Grenell i njohim, ka pas rezerva të dyanshme të tij ndaj qeverisë Kurti, dhe qeverisë Kurti ndaj tij”, tha Dugolli.

“Unë mendoj që asnjë qeveri e Kosovës s’e ka luksin të prish marrëdhëniet me SHBA-në dhe nuk mendoj që janë të prishura marrëdhëniet me SHBA-në. Historia na tregon që ka pasur mosmarrëveshje edhe në të kaluarën, ka edhe tani, por arsyeja pse janë këto janë raportet me Serbinë. Në rast se Kurti ka qenë i vendosur në disa aspekte kjo nuk e bën që Kosova të jetë jashtë rrugës bashkëpunuese me SHBA-në duke përfshirë edhe politika të tjera. Në asnjë element Qeveria e Kosovës nuk ka rënë ndesh me politikën e SHBA-së”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement