Real Madridi e ka shtuar interesimin për mesfushorin e Atalantas, Edersonin, i cili po ashtu është në shënjestrën e Manchester Unitedit që disa muaj .
Sipas raportimit nga “Calciomercato”, skautë nga Madridi ishin të pranishëm në stadium shpeshherë për ta ndjekur nga afër Edersonin, dhe besohet se klubi madrilen është më i interesuari ndër klube të mëdha europiane, si PSG, United, Manchester City dhe Juventus.
Ederson është përballur dy herë me Real Madridin këtë edicion dhe të dyja herët ishte në anën humbëse.
Pavarësisht kësaj, mesfushori brazilian ishte ndër më të mirët në fushë në të dy takimet e zhvilluara, si në Superkupën e Europës, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve të këtij edicioni.
Sipas raportimeve të ditës së martë, Atalanta do të pranonte oferta vetëm mbi 60 milionë euro për shërbimet e brazilianite, i cili ka kontratë me “La Dean” deri në verën e vitit 2027.
“Calciomercato” beson se Edersoni do të ishte “Casemiro i ri” për Real Madridin nëse finalizohet marrëveshja./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...