Çuditë Neymari: Pajtohem me Ronaldon, liga saudite më e mirë se Ligue 1 - Gazeta Express
string(69) "cudite-neymari-pajtohem-me-ronaldon-liga-saudite-me-e-mire-se-ligue-1"

Sport

Gazeta Express

07/01/2025 18:53

Çuditë Neymari: Pajtohem me Ronaldon, liga saudite më e mirë se Ligue 1

Sport

Gazeta Express

07/01/2025 18:53

Fantazisti brazilian, Neymar Jr ka dhënë një deklaratë të fuqishme, duke thënë se pajtohet me komentet e Cristiano Ronaldos rreth Ligue 1.

Neymar Jr luan tek Al-Hilal për momentin në Saudi Pro League, shkruan “Gazeta Express”.

Para pak ditësh në “Globe Soccer Aëards”, superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka thënë se liga saudite është më e mirë se Ligue 1, pasi aty nuk ka konkurrencë dhe se vetëm PSG-ja është e fortë.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe braziliani Neymar Jr, i cili më herët kishte luajtur për Parisin.

“Pajtohem me Ronaldon, Tani për tani, mendoj se Saudi Pro League është më e mirë se Ligue 1. Niveli i ligës saudite po rritet dhe lojtarët janë më të mirë. Por edhe Ligue 1 ka të veçantat e saj, pasi e njoh mirë si ligë”, ka thënë Neymar për “CNN”.

Neymar ka luajtur për PSG-në që nga viti 2017 deri më 2023, kur u transferua tek Al-Hilal./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement