West Ham United thuhet se ka pasur bisedime për të emwruar ish-trajnerin e AC Milan, Paulo Fonseca, tani që ai është i disponueshëm.
“Hammers” sapo e kanë shkarkuar Julen Lopeteguin pas një gjysmësezoni të dobët, ndërsa Fonseca tani është pa punë pasi u largua nga Milani.
Megjithatë, trajneri portugez mbetet i vlerësuar shumë në futboll dhe ai në fakt ishte në listën e West Ham gjatë verës, para se të kontraktonin Lopeteguin, sipas një raportimi nga “TBR Football”.
Lopetegui dështoi keq me ekipin londinez, por mund të mendohet se Fonseca mund të jetë një emër premtues, edhe pse aktualisht nuk duket si favorit.
“TBR Football” pretendon se ish-trajneri i Chelsea dhe Brighton, Graham Potter, ende duket si kandidati më i mundshëm për të marrë drejtimin e West Ham, por do të jetë interesante të shihet se si do të zhvillohet ky episod me Fonseca.
Fonseca ka fituar nëntë trofe në karrierën e tij, pasi ka pasur shumë sukses gjatë kohës së tij në Shakhtar Donetsk.
51-vjeçari fitoi tre tituj të ligës atje, por natyrisht kjo nuk do të thotë se ai do të ketë sukses në Premier League.
Puna te Milan dukej pak shumë për Fonseca, por ndoshta një ekip në mes të tabelës si West Ham mund të jetë roli që i përshtatet më mirë.
Potter, nga ana tjetër, është më i provuar në futbollin anglez pas punës së tij të shkëlqyer gjatë periudhës te Brighton.
Nuk ia doli mbanë te Chelsea, por përsëri një ekip në mes të tabelës si West Ham mund të jetë niveli i tij, kështu që do të jetë interesante të shihet nëse ai do të bëjë një rikthim në futboll./GazetaExpress/
.