Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së re - Gazeta Express
string(72) "hashim-thaci-deklarohet-i-pafajshem-per-te-gjitha-pikat-e-aktauzes-se-re"

Lajme

Gazeta Express

07/01/2025 15:03

Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së re

Lajme

Gazeta Express

07/01/2025 15:03

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deponuar në mënyrë të shkruar deklarimin e tij rreth aktakuzës së re të ngritur ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës, shkruan Gazeta Express.

Thaçi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës së re që është ngritur ndaj tij.

“Rrjedhimisht, në pajtim me rregullën 92 të Rregullores së Punës dhe Provave, deklarata me shkrim e z. Thaçi për deklarimin si pafajshëm për secilën pikë dhe akuzë në aktakuzë i bashkëngjitet parashtresave aktuale”, thuhet në dokumentin që mban nënshkrimin e avokates Nina Tavakoli.