Jahmurataj largohet nga Ballkani, shpejt mund të bëhet me ekip të ri - Gazeta Express
string(73) "jahmurataj-drejt-largimit-nga-ballkani-shpejt-mund-te-behet-me-ekip-te-ri"

Futboll

Gazeta Express

07/01/2025 14:52

Jahmurataj largohet nga Ballkani, shpejt mund të bëhet me ekip të ri

Futboll

Gazeta Express

07/01/2025 14:52

Rinor Jahmurataj mund të bëhet shumë shpejt me ekip të ri.

Futbollisti kualitativ në ditët në vazhdim pritet ta mbyll eksperiencën e tij tek Ballkani për ta provuar një përvojë të re.

Futbollisti nga Rrafshi i Dukagjinit e kaloi pjesën e parë të sezonit në formë huazimi tek FC Besa në Ligën e Parë dhe në ekipin pejan bëri paraqitje të shkëlqyeshme.

E tash, pas largimit nga Suhareka e nga Peja, është gati për një ekip të ri.

Jahmurataj tregon se i ka disa oferta, të cilat është duke i shqyrtuar me kujdes.

Ai synon ta gjejë një ekip në të cilin do të mundë të luante në vazhdimësi dhe njëkohësisht ta ketë një pjesë të dytë të sezonit pozitive. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement