Paralajmërimi i Salah: City do të kthehet shpejt dhe mund të mos e humbë asnjë pikë - Gazeta Express
string(82) "paralajmerimi-i-salah-city-do-te-kthehet-shpejt-dhe-mund-te-mos-e-humbe-asnje-pike"

Futboll

Gazeta Express

07/01/2025 12:06

Paralajmërimi i Salah: City do të kthehet shpejt dhe mund të mos e humbë asnjë pikë

Futboll

Gazeta Express

07/01/2025 12:06

Arsenali po has në vështirësi ta gjejë vazhdimësinë, Liverpooli është duke e pasur një sitëm të jashtëzakonshëm në Premierligë, duke përfituar nga kriza e thellë që e ka kapluar Manchester Cityn.

“Reds” e kanë një avantazh prej 12 pikësh dhe një ndeshje më pak në krahasim me “Citizens”.

Por, krejt kjo nuk mjafton që të qëndrojë i qetë Mohamed Salah, i cili i ka zhvilluar 19 ndeshje dhe i ka realizuar 18 gola në Premierligë.

“Jam mjaft i befasuar nga Manchester City, por e kuptoj. E kanë gjithmonë të njëjtin trajner, të njëjtit lojtarë”, deklaroi sulmuesi i Liverpoolit për “Canal+”, përcjell “Gazeta Express”.

“Natyrisht, kanë pasur edhe lëndime, kjo nuk duhet të injorohet. Por, jam i sigurt se do të arrijnë të dalin nga kriza dhe ta rigjejnë nivelin e tyre. Kështu që, duhet të vazhdojmë të fitojnë ndeshje sepse, kur ta gjejnë çelësin, mendoj se nuk do ta humbasin as edhe një pikë”, shtoi tutje sulmuesi egjiptian.

Salah po e kalon vitin e fundit të kontratës me “Të Kuqtë”, ndërsa synon të largohet si hero me trofe të fituar në këtë edicion, nëse palët nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement