Modric hyjnor, Ancelotti i emocionon të gjithë: Është një dhuratë, aq më shumë për ata që mund ta shijojnë atë - Gazeta Express
string(107) "modric-hyjnor-ancelotti-i-emocionon-te-gjithe-eshte-nje-dhurate-aq-me-shume-per-ata-qe-mund-ta-shijojne-ate"

Futboll

Gazeta Express

07/01/2025 10:42

Modric hyjnor, Ancelotti i emocionon të gjithë: Është një dhuratë, aq më shumë për ata që mund ta shijojnë atë

Futboll

Gazeta Express

07/01/2025 10:42

Top i Artë në vitin 2018 dhe pjesë e rëndësishme e Real Madridit qe tashmë 12 vjet, që kur ishte larguar nga Tottenhami në gushtin e largët të vitit 2012.

Luka Modric nuk ndalet kurrë së bëri magji, duke i kënaqur sytë e pasionantëve të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

Mesfushori kroat i ka zhvilluar 561 ndeshje me “Merengues”, duke i realizuar 40 gola dhe duke i bërë 90 asistime, ndërsa mbrëmë kundër Mineras “profesori” dha gjithçka që kishte nga vetja.

Një paraqitje brilante, e kurorëzuar me golin e shënuar në minutën e 55-të.

Dhe, ndeshje si këto, por edhe një karrierë mbresëlënëse si ajo e përfaqësuesit kroat nuk mund të lihet anash dhe pa u përmendur nga trajneri Carlo Ancelotti.

Trajneri italian i emocionoi të gjithë me deklaratat e tij për “gjeniun e futbollit”.

“Është një dhuratë. Një dhuratë për futbollin e aq më shumë për ata që mund ta shijojnë nga afër. Tifozët, lojtarët, trajneri… bota e Real Madridit. Për mua është një dhuratë e madhe. Mënyra se si i përgatit këto ndeshje… përgatitet si të jetë një finale. Kështu që, është një shembull mjaft, mjaft i rëndësishëm për të rinjtë tanë”, deklaroi trajneri i “Los Blancos” pas ndeshjes në konferencë për shtyp.

Reali e mposhti ekipin Deportivo Minera me rezultat të pastër, 5:0 në ndeshjen e vlefshme për të 16-ën e fiales së Copa del Rey. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement