Meta sfidon SPAK-un nga burgu: Do t’i marrë unë në pyetje - Gazeta Express
string(55) "meta-sfidon-spak-un-nga-burgu-do-ti-marre-une-ne-pyetje"

Lajme

Gazeta Express

07/01/2025 7:19

Meta sfidon SPAK-un nga burgu: Do t’i marrë unë në pyetje

Lajme

Gazeta Express

07/01/2025 7:19

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga burgu pas njoftimit se sot do të merret në pyetje nga SPAK.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook është postuar reagimi i tij, ku thekson se do të paraqitet për t’i pyetur ai prokurorët e posaçëm.

Ai përsërit se “organizata kriminale SPAK” firmosi rrëmbimin e paligjshëm dhe banditesk.

“Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t’u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Padyshim që do jem atje për t’i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”, thotë Meta.

Advertisement
Advertisement
Advertisement