Legjenda e Barcelonës, Patrick Kluivert, pritet të jetë selektori i ri i përfaqësueses së Indonezisë në futboll.
Të hënën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Kluivert do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me Indonezinë.
Prezantimi i tij tek Indonezia pritet të bëhet më 12 janar.
Synimi i Kluivertit është që ta kualifikojë Indonezinë në Kupën e Botës që mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Kluiverti tek Indonezia pritet ta zëvendësojë Shin Tae-Yongun i cili u shkarkua të hënën.
48-vjeçari Kluivert së fundi ishte trajner i skuadrës turke, Adana Demirspor.
Ka qenë ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kamerunit dhe te Përfaqësuesja e Holandës.
Ka punuar si drejtor sportiv edhe te Paris Saint-Germaini.
Si futbollist ka luajtur edhe për Lillen, PSV Eindhovenin, Valencian, Neëcastle Unitedin, Milanin dhe Ajaxin.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...