string(125) "ketij-pushteti-i-ka-hupe-udha-spo-din-kah-me-u-kape-duhet-me-e-marre-seriozisht-ilir-mirena-per-deklaratat-e-albulena-haxhiut"

Lajme

Gazeta Express

06/01/2025 22:37

“Këtij pushteti i ka hupë udha, s’po din kah me u kapë – Duhet me e marrë seriozisht” – Ilir Mirena për deklaratat e Albulena Haxhiut

Lajme

Gazeta Express

06/01/2025 22:37

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga qytetarët të mos i ndjekin debatet teleivizve.

Për këtë deklaratë, gazetari Ilir Mirena, ka thënë se “pushteti e ka humbur rrugën në oborr, dhe nuk po dinë ku të kapet”.

Ai tha se Albulena Haxhiun nuk e marrin seriozisht, por meqë është ministre e Drejtësisë, ajo duhet të merret seriozisht.

“Unë këtë e shoh një shpërfaqje të këtij pushteti që përnime i ka humbur rruga dhe nuk po dinë ka me u kapë, dhe me fenerë është në kërkim të armiqve, lyp te opozita, te debatet, te gazetarët, portalet. Edhe këtë të Ministrisë së Drejtësisë, pavarësisht që ne nuk e marrim seriozisht Albulena Haxhiun, edhe këtë vend nuk besoj që dikush që ka kredo akademike e merr seriozisht Albulena Haxhiun. Por, ne duhet ta marrim seriozisht sepse është minister e Drejtësisë së 5 vjet, kjo çfarë ka thënë sot ajo shpërfaq që pushteti nuk e do asnjë kritikë”, ka thënë Mirena në “Pressing” të T7. /Gazeta Express