Milani fiton me rikthim të çmendur, e ‘tronditë’ rivalin lokal - Gazeta Express
string(59) "milani-fiton-me-rikthim-te-cmendur-e-trondite-rivalin-lokal"

Sport

Gazeta Express

06/01/2025 22:10

Milani fiton me rikthim të çmendur, e ‘tronditë’ rivalin lokal

Sport

Gazeta Express

06/01/2025 22:10

Milani e ka fituar Superkupën e Italisë.

Të hënën në mbrëmje, Milani e mposhti 3:2 Interin në finalen dramatike të Superkupës së Italisë.

Milani bëri rikthim të jashtëzakonshëm duke fituar në fund Superkupën.

Lautaro Martinez realizoi për 1:0 në të mirë të Interit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Mehdi Taremi i dyfishoi shifrat në minutën e 47-të.

Por Milani më pas i shënoi tre golat për fitoren e madhe ndaj Interit.

Theo Hernandez në minutën e 52-të e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Në minutën e 80-të, Christian Pulishiq i barazoi shifrat në 2:2.

Goli i tretë e që ishte edhe i fitores për Milanin e shënoi Tammy Abraham në minutën e 93-të.

Kristjan Asllani tek Interi luajti nga pjesa e dytë.

Milani tashmë ka të fituar tetë trofe të Superkupës së Italisë.

Edhe Interi ka tetë trofe të Superkupës së Italisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement