Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko iu është përgjigjur akuzave të kreut të PD Sali Berisha i cili tha se Majko është një ‘kriminel elektoral në Kukës’.
“Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e s’do te shohin çmendurinë që kane para syve!Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!
Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!”, shkruan Majko në facebook.Akuzat Berisha i bëri në konferencën e sotme me gazetarët, pas lajmit se Majko ka kaluar nga drejtues qarku politik në Kukës, në një prej zonave të Tiranës.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...