Java e parë e janarit, pak e ngadalshme, pak hala në gjum por kalendari kulturor Monday Marks ju sjell përzgjedhjen e artit, muzikës, librave dhe ngjarjeve që mund t’i provoni gjatë kësaj jave – nëse s’jeni ende në pushime.
Disa prej juve ndoshta i keni festu të tri natë të Vitit të ri, disa ndoshta edhe ja keni therrë nejkah me naj mal, por ne s’pushojmë së hulumtumi ngjarjet, botimet, publikimet e reja, për një agjendë solide të një jave të ngadalshme. Çka me pa, ku me shku, kah me vallëzu, çka me vesh e çka me lexu?
Qe lista: institucionet kryesore private e publike të kulturës janë ende në pushim, por Hani i Dy Robertëve, një nga pikat më të randësishme alternative të artit e kulturës qe tash e tri dekada, ju sjell ekspozitën fantastike të Valentina Elshani të titullume “I am free”; në Tiranë po e rekomandojmë një ekspozitë në Galerinë e Tiranës që osht çel para vitit të ri, por që ja vlen të vizitohet se sjell artin e ikonave krishtere shqiptare, diçka që nuk vjen para publikut të gjanë qaq shpesh;
Servis Fantazia sjell DJ’in Signal Ride për një mbramje me k’cy e me u knaq; Oda Haliti në Berlin dhe Qëndresa në Londër kanë publikuar këto ditë/javë singlat e ri që ja vlen me i ngu në repeat sa t’muni. Ka dalë edhe vazhdimi i dytë i biografisë së madhe, të pasun, tepër mirë të shkrume të Fan Nolit me nëntitull “Rebeli”, nga Ilir Ikonomi.
Masi ditët festive me fustana të gjatë e vizëllues festiv përfunduan, po ju sjellim edhe një rekomandim për tesha pak ma t’rehatshme (tepër të rehatshme!) street wear nga koleksioni i ri i brendit super-urban Pristine, me inspirim amebat.
Lista e plotë e detajuar e krejt ngjarjeve në këtë link: https://substack.com/home/post/p-154202939