PSG-ja i falet Dembeles, fiton Superkupën në minutën e 92-të - Gazeta Express
string(59) "psg-ja-i-falet-dembeles-fiton-superkupen-ne-minuten-e-92-te"

Sport

Gazeta Express

05/01/2025 19:42

PSG-ja i falet Dembeles, fiton Superkupën në minutën e 92-të

Sport

Gazeta Express

05/01/2025 19:42

Paris Saint-Germaini e ka fituar Superkupën e Francës në futboll.

Superkupa në Francë njihet si “Trophee des Champions”, ndërsa këtë herë u zhvillua në Doha të Katarit, të dielën mbrëma.

Parisi fitoi 1:0 ndaj Monacos. Golin e fitores e realizoi Ousmane Dembele në minutën e 92-të.

PSG-ja ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Francës. Monaco në ndeshjen për Superkupë u paraqit si nënkampione e Ligue 1.

Ky ishte edicioni i 29-të i Superkupës së Francës.

Parisi e ka fituar trofeun plot 13 herë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement