Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Meta ka shkruar se Simitis është një personalitet i madh i politikës greke dhe reformator i përshpejtimit të integrimit Europian të Greqisë.
Duke ngushëlluar familjes e ish-kryeministrit grek, Meta shkruan se ka pasur kënaqësinë të bashkëpunojë me të në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke.
Meta prej disa muajsh ndodhet në burg, pas akuzave të ngritura nga SPAK ndaj tij për korrupsion.
Mesazhi i Metës:
Me trishtim mësova për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis.
Kontributor për rrëzimin e juntës dhe luftëtar konseguent kundër diktaturave, Simitis ishte një personalitet i madh i politikës greke, jo vetëm si drejtues i PASOK-ut, por edhe si reformator i madh i përshpejtimit të integrimit europian të Greqisë.
Kam patur kënaqësinë të bashkëpunonim dhe i mbetem mirënjohës për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve tradicionale shqiptaro-greke, bazuar mbi fqinjësinë e mirë dhe partneritet.
Ngushëllime familjes Simitis dhe popullit grek për këtë humbje të madhe!
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...