Humbja e tretë me radhë, Kosova e pëson edhe nga Italia - Gazeta Express
string(54) "humbja-e-trete-me-radhe-kosova-e-peson-edhe-nga-italia"

Sport

Gazeta Express

05/01/2025 16:50

Humbja e tretë me radhë, Kosova e pëson edhe nga Italia

Sport

Gazeta Express

05/01/2025 16:50

Kosova e ka humbur edhe ndeshjen e tretë në turneun ndërkombëtar të hendbollit “Yelloë Cup” që u mbajt prej të premtes deri të dielën në Ëinterthur të Zvicrës.

Të dielën Kosova u mposht 28:25 nga Italia. Italianët u shkëputën vetëm në minutat e fundit të ndeshjes së barabartë.

Gjatë ndeshjes edhe Kosova ishte epërsi prej tri golave, ndërsa pas pjesës së parë ka udhëhequr 15:13.

Kosova është mposhtur dukshëm më thellë nga Holanda e Zvicra.

Leonard Gegaj e Drilon Tahirukaj ishin më efikasët te Kosova ndaj Italisë. Gegaj i shënoi pesë gola nga gjashtë tentime, ndërsa Tahirukaj i kishte pesë gola nga tetë tentime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement