Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se ditën e sotme pas shumë takimeve, e ka mbyllur në fshatin Stravuqinë të Suharekës, shkruan Gazeta Express.
I pari i LDK ka thënë se kjo parti është kthyer në rrënjë, kësisoj qytetarët po e presin hapur dhe po e mbështesin me plot zemër.
Postimi i plotë:
Sapo mbyllëm ditën sot, për të thënë mbrëmjen më drejtë, në fshatin Stravuqinë të Suharekës. Sërish, një pritje e ngrohtë, e madhe, e plot interesim – sidomos nga të rinjtë – në këtë fshat të vogël por me zemër të madhe!
Momentum i jashtëzakonshëm dhe këtu. LDK është kthyer në rrënjë; prandaj na presin hapur, prandaj na mbështesin me plot zemër, prandaj na ringrisin ku na kanë parë gjithëherë!
LDK afron, përbashkon dhe ndërton të ardhmen për popullin e vet, për Republikën tonë dhe gjithë breznitë që do të vijnë pas nesh! /GazetaExpress
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...