Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, evakuohen banorët - Gazeta Express
string(58) "perfshihet-nga-flaket-banesa-ne-pogradec-evakuohen-banoret"

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2025 21:50

Përfshihet nga flakët banesa në Pogradec, evakuohen banorët

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2025 21:50

Një zjarr  ka përfshirë një banesë në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit. Sipas raportimeve paraprake, flakët kanë shpërthyer në një nga shtëpitë kolektive, duke krijuar panik te banorët e zonës.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, familjarët që ndodheshin në banesën ku nisi zjarri kanë arritur të dalin të sigurt.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe rrezikut për përhapje, policia po evakuon edhe banorët e tjerë të ndërtesës. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement