Ylli i futbollit, Lionel Messi do të nderohet sonte në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Presidenti Joe Biden do t’i dhurojë atij Medaljen Presidenciale të Lirisë, e cila u jepet atyre që kanë bërë kontribute të jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara, paqen botërore ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike apo private.
Messi është zgjedhur për karrierën e tij të jashtëzakonshme sportive, përkushtimin e tij filantropik përmes Fondacionit të tij dhe rolin e tij si Ambasador i Vullnetit të Mirë të UNICEF-it.
Kjo medalje konsiderohet si nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...