Djali me nusen e rrahin nënën në Gostivar! - Gazeta Express
string(41) "djali-me-nusen-e-rrahin-nenen-ne-gostivar"

Maqedoni

Gazeta Express

04/01/2025 14:42

Djali me nusen e rrahin nënën në Gostivar!

Maqedoni

Gazeta Express

04/01/2025 14:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pedalisht një fshat i komunës së Gostivarit. Ku djali bashkë me nusen kanë rrahur nënën e tij duke i shkakuar lëndime të rënda.

Siç njofton Policia e Gostivarit, djali është 24 vjeç e nusja është e mitur.

“MPB njofton se me datë 03.01.2024 në ora 20:35 në DPB Gostivar, një grua 42 vjeçare nga fshati Padalisht i Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 17:30 është sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj familjare nga djali i saj G.S. (23) dhe bashkëshortja e tij e mitur. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë së Gostivarit.

Ndryshe dhunë familjare të tilla në kohën e fundit janë shtuar, ku fëmijët dhunojnë prindërit për arsye të ndryshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement