Premierliga sqaron se pse e pranoi golin e Neëcastle, pas prekjes me dorë nga Joelinton - Gazeta Express
string(86) "premierliga-sqaron-se-pse-e-pranoi-golin-e-neecastle-pas-prekjes-me-dore-nga-joelinton"

Sport

Gazeta Express

04/01/2025 14:03

Premierliga sqaron se pse e pranoi golin e Neëcastle, pas prekjes me dorë nga Joelinton

Sport

Gazeta Express

04/01/2025 14:03

Tifozët në stadium dhe jo vetëm nuk mund të besonin fare se si u pranua goli i Neëcastle në ndeshjen ndaj Tottenhamit, me Premierligën që tashmë ka lëshuar një deklaratë rreth këtij goli.

Spurs e nisën më mirë ndeshjen, duke shënuar në minutat e parë të ndeshjes me anë të Dominic Solankes.

Por, Neëcastle u kundërpërgjigj shpejt përmes Anthony Gordonit, i cili dërgoi topin pas shpinës së portierit të ri, Brandon Austin.

Megjithatë, tifozët e Spurs besojnë se goli i mysafirëve nuk duhej numëruar, shkaku i prekjes me dorë nga Joelinton.

Pasimi i Lucas Bergvall ishte ndalur nga dora e mesfushorit brazilian, me Bruno Guimaraes që përfitoi nga kjo mundësi, duke asistuar për Gordonin.

VAR-i ndërkohë e pranoi golin si të rregull, duke thënë se dora e tij ishte në një pozitë natyrale dhe nuk mundësoi që goli të shënohet menjëherë.

Premierliga tha në deklaratën e saj: “Vendimi i referit ishte konfirmuar edhe nga VAR-i, i cili e shikoi edhe një herë situatën për një prekje të mundshme me dorë nga Joelinton, dhe konfirmoi se goli ishte i rregullt, shkaku që dora e tij ishte në pozitë natyrale dhe kontakti ishte aksidental”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement