Vuçiq takon Hillin, thotë se folën për sanksionet amerikan ndaj NIS-it dhe ndryshimet politike në SHBA e vende evropiane - Gazeta Express
string(119) "vuciq-takon-hillin-thote-se-folen-per-sanksionet-amerikan-ndaj-nis-it-dhe-ndryshimet-politike-ne-shba-e-vende-evropiane"

Lajme

Gazeta Express

04/01/2025 13:41

Vuçiq takon Hillin, thotë se folën për sanksionet amerikan ndaj NIS-it dhe ndryshimet politike në SHBA e vende evropiane

Lajme

Gazeta Express

04/01/2025 13:41

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot ambasadorin e SHBA-së në Beograd, Christoper Hill. Sipas një njoftimi të publikuar nga Vuçiq, në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet në Serbi dhe në gjithë globin.

“Kemi përmbledhur ngjarjet dhe rezultatet e bashkëpunimit nga viti i kaluar dhe kemi biseduar rreth tyre përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, veçanërisht në projektet e infrastrukturës, si në rrugë ashtu edhe në energji”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka treguar se gjithashtu temë e bisedës ka qenë edhe vendosja e sanksioneve ndaj indsutrisë serbe të naftës – NIS.

“Ne kemi diskutuar edhe për situatën politike me fokus në ndryshimet që po ndodhin, bashkë ne SHBA dhe në shumë vende evropiane”, ka shkruar tutje Vuçiq.

Advertisement
Advertisement
Advertisement