Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, katër të plagosur - Gazeta Express
string(55) "aksident-ne-aksin-pogradec-qafe-thane-kater-te-plagosur"

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2025 12:26

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, katër të plagosur

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2025 12:26

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Hundënisht. Në ngjarje janë përfshirë tre mjete, duke shkaktuar plagosjen e katër personave, dy prindërit dhe dy fëmijë nga Lushnja.

Të gjithë të plagosurit janë pjesë e një familjeje dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit. Sipas burimeve nga vendngjarja, gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë dyshohet të kenë qenë shkaktarët kryesorë të aksidentit. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.