Vuçiq i bën argat Listës Srpska: Kurti e do jashtë zgjedhjeve, është parti e padëgjueshme - Gazeta Express
string(87) "vuciq-i-ben-argat-listes-srpska-kurti-e-do-jashte-zgjedhjeve-eshte-parti-e-padegjueshme"

Lajme

Gazeta Express

04/01/2025 11:06

Vuçiq i bën argat Listës Srpska: Kurti e do jashtë zgjedhjeve, është parti e padëgjueshme

Lajme

Gazeta Express

04/01/2025 11:06

Presidenti i Serbisë, Aleksnader Vucic, ka folur sot për atë që po ndodh në Kosovë në prag të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit. Duke ia bërë një argat Listës Serbe që e kontrollon vetë, Vuçiq ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës e do jashtë zgjedhjeve meqë është parti e padëgjueshme.

Sipas preisdentit serb, Kurti përpiqet të kontrolloj edhe parti të tjera, përfshirë edhe nga komuniteti serb dhe pretendon se Kurti e konsideron Srpska Listën si “armik të madh” meqë s’mund ta ketë nën kontroll.

“Kurti nuk e dëshiron pjesëmarrjen e Listës Serbe, fjalë për fjalë deri në përjashtimin fizik nga zgjedhjet, sepse është një faktor i pabindur. Përpiqet të kontrollojë shumë parti të tjera, duke përfshirë edhe ato të komunitetit serb, por nuk ka asnjë kontroll mbi Listën Srpska, prandaj është armiku i saj më i madh”, ka thënë Vuçiq në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement