Muriqi me Mallorcan eliminohen nga klubi i kategorisë së katërt - Gazeta Express
string(63) "muriqi-me-mallorcan-eliminohen-nga-klubi-i-kategorise-se-katert"

Sport

Gazeta Express

03/01/2025 21:32

Muriqi me Mallorcan eliminohen nga klubi i kategorisë së katërt

Sport

Gazeta Express

03/01/2025 21:32

Skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca të premten në mbrëmje është eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Mallorca u mposht në udhëtim nga Pontevedra me rezultatin 3:0 në kuadër të raundit të 32-të.

Golat për vendësit i shënuan Dalisson de Almeida në minutën e 21-të, Yelko Pino në minutën e 49-të dhe Rufino Sanchez në minutën e 72-të.

Muriqi në lojë u inkuadrua në minutën e 66-të.

Advertisement
Advertisement
Advertisement