Reali sonte i shkon në konak Valencias, luhet ndeshja e mbetur - Gazeta Express
string(61) "reali-sonte-i-shkon-ne-konak-valencias-luhet-ndeshja-e-mbetur"

Sport

Gazeta Express

03/01/2025 17:50

Reali sonte i shkon në konak Valencias, luhet ndeshja e mbetur

Sport

Gazeta Express

03/01/2025 17:50

Real Madridi sonte do të përballet me Valencian, ndeshje kjo e mbetur e xhiros së kaluar.

Valencia këtë sezon po kalon nëpër probleme të shumta, duke arkëtuar vetëm 12 pikë nga 17 xhiro, dhe rrezikon rënien nga La Liga.

Në anën tjetër, Reali e ka gjetur rrugën për të konkurruar për titull, duke qëndruar në pozitën e dytë me 40 pikë, vetëm një pikë larg Atletico Madridit në krye, dhe dy më shumë se Barcelona në të tretin.

Ndeshja e sontme luhet në “Estadio Mestalla” dhe fillon nga ora 21:00.

Në ndeshjen e fundit në këtë stadium, ndeshja përfundonte me rezultat të barabartë prej 2-2.

Derisa, ndeshja në “Santiago Bernabeu” përfundonte 5-1 në të mirë të Real Madridit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement