Lajm i keq për Interin, ylli i skuadrës lëndohet para finales së Superkupës - Gazeta Express
string(74) "lajm-i-keq-per-interin-ylli-i-skuadres-lendohet-para-finales-se-superkupes"

Sport

Gazeta Express

03/01/2025 16:18

Lajm i keq për Interin, ylli i skuadrës lëndohet para finales së Superkupës

Sport

Gazeta Express

03/01/2025 16:18

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka thënë të premten se Marcus Thuram ka pësuar lëndim në muskulin aduktor në fitoren ndaj Atalantas dhe mund të mungojë në finalen e Superkupës së Italisë të hënën.

Në finale luan me fituesin e ndeshjes Juventus – Milan, që nis sonte në orën 20:00. 

Interi e eliminoi Atalantan në gjysmëfinale të Superkupës me dy golat e realizuar nga Denzel Dumfries. 

Thurami ndërkohë është golashënuesi më i mirë i Serie A aktualisht. 

Bashkë me Mateo Reteguin e Atalantas kanë nga 12 gola të realizuar. 

Ndërkohë në total, Thuram ka 13 gola e gjashtë asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.

Advertisement
Advertisement
Advertisement