Qëlluan me armë ndaj dy personave, shpallen në kërkim dy vëllezërit - Gazeta Express
string(66) "qelluan-me-arme-ndaj-dy-personave-shpallen-ne-kerkim-dy-vellezerit"

Shqiperi

Gazeta Express

03/01/2025 14:23

Qëlluan me armë ndaj dy personave, shpallen në kërkim dy vëllezërit

Shqiperi

Gazeta Express

03/01/2025 14:23

Policia e Beratit ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, të akuzuar se një ditë më parë qëlluan me armë zjarri nga makina në drejtim të dy shtetsave të tjerë.

Sipas policisë F. M 36 vjeç dhe M. M 35 vjeç janë shpallur në kërkim pasi qëlluan me armë zjarri nga makina në drejktim të A.M dhe A.Dh 39 vjeç.

Njoftimi

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbasditen e djeshme, ku dy shtetas qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të shtetasve A. M., dhe A. Dh., 39 vjeç, të dy banues në Berat, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Berat, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e  shtetasve  F. M., 36 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Durrës.

Vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement