Shefja e KE-së, Ursula von Der Leyen, e fshin videon e djeshme me hartën evropiane pa Kosovën - Gazeta Express
string(92) "shefja-e-ke-se-ursula-von-der-leyen-e-fshine-videon-e-djeshme-me-harten-evropiane-pa-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 14:07

Shefja e KE-së, Ursula von Der Leyen, e fshin videon e djeshme me hartën evropiane pa Kosovën

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 14:07

 Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me videon të publikuar dje, në të cilën Kosova shfaqet brenda hartës së Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Në atë njoftim ku Von Der Leyen njoftonte për hryjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Zonën Schengen, videoja që ishte përdorur s’e shfaqte fare Republikën e Kosovës në hartë.

Kjo kishte nxitur reagime të shumta. Politikania gjermane, Doris Pack, i kishte komentuar shefes së KE-së duke e pyetur se ku është shteti i Kosovës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement