Në xhepat e vrasësit të Cetinjës u gjetën 80 plumba - Gazeta Express
string(51) "ne-xhepat-e-vrasesit-te-cetinjes-u-gjeten-80-plumba"

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 14:07

Në xhepat e vrasësit të Cetinjës u gjetën 80 plumba

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 14:07

Tetëdhjetë plumba janë gjetur në xhepat e Aco Martinoviqit nga Cetinja, pas vdekjes së atij të dyshuarit për vrasjen e 12 bashkëqytetarëve dhe plagosjen e katër të tjerëve, dje në Prijestonicë.

Përveç municionit të gjetur në xhepat e tij, në karikatorin e pistoletës i janë gjetur edhe disa fishekë të kalibrit 9 mm, mëson jozyrtarisht Vijesti.

Dje, pak pas orës 17:30, në tavernën “Velestovo”, afër Qendrës Sportive, Martinoviq ka vrarë katër persona.

Pas kësaj, ai vrau katër persona të tjerë dhe plagosi një person në Bajice, dhe më pas vrau dy fëmijë në vendbanimin Humci dhe më pas vrau motrën e tij dhe një person tjetër në Donji Kraji.

Mes të vrarëve ishin tre gra dhe dy djem, dy vëllezër të moshës 10 dhe 13 vjeç.

Advertisement
Advertisement
Advertisement