Si ndodhi shpërthimi masiv i mjeteve piroteknike në Prizren? - Gazeta Express
string(59) "si-ndodhi-shperthimi-masiv-i-mjeteve-piroteknike-ne-prizren"

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 6:55

Si ndodhi shpërthimi masiv i mjeteve piroteknike në Prizren?

Lajme

Gazeta Express

02/01/2025 6:55

Shkrumb e hi iu bë i gjithë lokali.

E mbi xhamat e thyer e të shpërndarë në të, po ec pronari i saj, duke parë mallrat e shkrumbuara.

I gjithë kapitali i tij në biznes i humbi brenda një nate.

Kjo si pasojë e fishekzjarrëve të cilat shpërthyen natën e mbrëmshme nga tezga përballë lokalit në Prizren.
Për dëmet e shkaktuara, flet vet pronari, Enis Dana.

E se si ndodhi ngjarja tregon Afrim Osmani.

Por ky nuk është lokali i vetëm që është dëmtuar në rrugën “Ahmet Prishtina”.

Veç tyre u dëmtuan edhe banesa e shtëpi.

Ndërsa nga i gjithë shpërthimi, pati edhe të lënduar.

Kemi një person të lënduar, i njëjti është dërguar në emergjencë të Spitalit Rajonal, është në gjendje të rëndë, duke pasur parasysh plagët e tij, i njëjti do të dërgohet në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë organet relevante, përfshirë zjarrfikësit. Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:30 në lagjen Bazhderhane në Prizren.

Ndërsa gjatë gjithë së mërkurës, banorët e kësaj lagjeje pastruan vendbanimet e tyre nga xhamat e shpërndarë, si pasojë e dëmtimit nga fishekzjarret.

Advertisement
Advertisement
Advertisement