Fëmijët e parë të lindur në maternitetet “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” kanë marrë Bonusin e Bebes.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin, duke theksuar se programi i bonusit ka ndihmuar mbi 227 mijë familje, duke mbështetur fëmijët që në hapat e tyre të parë.
“Fëmijët e parë që erdhën në jetë në dy maternitetet, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, morën Bonusin e Bebes, një mbështetje financiare për familjet që lindin fëmijet në Shqipëri.
Programi i bonusit, që nisi në vitin 2019, ka ndihmuar mbi 227 mijë familje, duke mbështetur fëmijët që në hapat e tyre të parë.