Grupi nga Bosnja erdhi në mënyrë të organizuar në Kosovë, Rexhepi i priti në kufi, Kurti në zyrë- ZKM njofton për agjendën e tyre - Gazeta Express
string(126) "grupi-nga-bosnja-erdhi-ne-menyre-te-organizuar-ne-kosove-rexhepi-i-priti-ne-kufi-kurti-ne-zyre-zkm-njofton-per-agjenden-e-tyre"

Lajme

Gazeta Express

01/01/2025 18:38

Grupi nga Bosnja erdhi në mënyrë të organizuar në Kosovë, Rexhepi i priti në kufi, Kurti në zyrë- ZKM njofton për agjendën e tyre

Lajme

Gazeta Express

01/01/2025 18:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi, pritën në ndërtesën e qeverisë grupin e parë të qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës që udhëtuan me letërnjoftime drejt Kosovës pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë që e mundëson një lehtësim të tillë. Rexhepi doli edhe në kufi për të pritur grupin në fjalë.

Sipas ZKM-së, ky grup përbëhet nga ambasadorë, intelektualë, profesorë universitarë, akademikë e biznesmenë nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe anëtarë të Bashkësisë Shqiptare atje.

Në adresimin e tij mirëseardhës, kryeministri u shpreh i lumtur që takimin e dytë këtë vit, e të parin në kryeministri po e zhvillon me ta, teksa iu uroi Vitin e Ri 2025.

“Ne kemi pritur gjatë për diçka që është elementare, lirinë e lëvizjes dhe tani duhet të kompensojmë kohën e humbur, prandaj konsideroni se në Qeverinë e Kosovës e keni një partner që gjithmonë dëshiron që ju të vini në Kosovë dhe të bashkëpunojmë sa më shumë dhe sa më shpesh”, tha ai.

“Kryeministri theksoi se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës, si shtete mike, duhet të ndërtojnë ura të reja ekonomike, arsimore dhe kulturore, që kontribuojnë në sigurinë e rajonit tonë dhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve. Ai shtoi se ekzistojnë forca të ndryshme politike që mund të na vënë pengesa, por këto pengesa vetëm sa na kalisin për sfidat e ardhshme, të cilat do t’i fitojmë. Ky grup do të qëndrojë në Kosovë disa ditë, ku do të zhvillojnë takime të ndryshme me përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale, si dhe do të vizitojnë qytete të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement