"Boll stërkëmbëshave", Erion Veliaj uron 2025: Progresin e Tiranës nuk e ndalon askush - Gazeta Express
string(82) "boll-sterkembeshave-erion-veliaj-uron-2025-progresin-e-tiranes-nuk-e-ndalon-askush"

Shqiperi

Gazeta Express

01/01/2025 12:53

“Boll stërkëmbëshave”, Erion Veliaj uron 2025: Progresin e Tiranës nuk e ndalon askush

Shqiperi

Gazeta Express

01/01/2025 12:53

Në mesazhin e tij të urimit për 2025 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se Viti i Ri e gjen Tiranën si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut.

“Siç e bëjmë çdo vit, shikoni kë keni në krahun e majtë, shoni kë keni në krahun e djathtë dhe jepini një super përqafim se dashuria e mban këtë qytet fort. Përqafoni njëri tjetrin, i thoni që e doni shumë, tregoni mirësi, tregoni dashuri, tregoni mbarësi se ky qytet është produkt i kësaj dsashurie të madhe. Nga nesër Tirana do të jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut dhe kur më pyesin shumë njerëz ku do të isha sot në darkë, thashë: Nuk ka një vend më të mirë, më të bukur dhe më të dashur se Tirona jonë e madhe”, theksoi Veliaj.

Teksa shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që mbrëmjen e Vitit të Ri po e kalojnë duke shërbyer, kryebashkiaku Veliaj theksoi se ndonjëherë suksesi ka xhelozi dhe ndonjëherë suksesi ka stërkëmbësha, por progresin e Tiranës nuk e ndalon askush.

“Jam sot mirënjohës për të gjithë ata policë që janë duke shërbyer, faleminderit policëve të Bashkisë, policëve të Rrugores, policëve të Shtetit. Faleminderit për mamitë, infermierët, doktorët, për ata që do të presin beben e parë në mëngjes. Faleminderit për ata që pastrojnë që e mbajnë këtë qytet të pastër. Faleminderit mësuesve, faleminderit zjarrëfikësve, faleminderit të gjithëve ata që janë në krye të detyrës që Tirana jonë të shkëlqejë. Unë e di që është shumë e vështirë që ta pranojmë suksesin. Ndonjëherë suksesi ka xhelozi dhe ndonjëherë ka stërkëmbësha, por Tiranën tonë nuk e ndalon askush dhe progresin e Tiranës tonë nuk e ndalon askush. Ju dua shumë të gjithëve! Gëzuar Vitin e Ri”, tha ai.

Veliaj përshëndeti të gjithë ata që kishin ardhur nga diaspora dhe turistët e shumtë nga e gjithë bota që zgjodhën që mbrëmjen e ndërrimin e viteve ta kalonin në Tiranë.

“T’i japim një super duartrokitje atyre që na kanë ardhur nga Kosova, mirë se keni ardhur në Tiranë, atyre që kanë ardhur nga Italia dhe nga Greqia, atyre që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut, atyre që kanë ardhur nga lugina e Preshevës, nga Mali i Zi, atyre që kanë ardhur nga Amerika dhe Kanadaja, nga Australia, Zelanda e re. Mirëse erdhët në Tironën tonë, kjo është shtëpia juaj, kjo është shtëpia juaj e madhe”, deklaroi Veliaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement