Qendra Kinematografike e Kosovës merr ne pronësi ‘Kino ABC’ - Gazeta Express
string(57) "qendra-kinematografike-e-kosoves-merr-ne-pronesi-kino-abc"

Arte

Gazeta Express

30/12/2024 15:07

Qendra Kinematografike e Kosovës merr ne pronësi ‘Kino ABC’

Arte

Gazeta Express

30/12/2024 15:07

Përmes një njoftimi QKK ka bërë të ditur së në bashkëpunim me MKRS kanë filluar hapat e marrjes në pronësi të hapësirës së Kino ABC-së në Prishtinë.

Ministria e Kulturës dhe Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK) kanë garantuar vazhdimësinë e funksionimit të Kino ABC-së në Prishtinë, duke marrë me qira hapësirat e saj, në përputhje me vendimin e Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ky hap është pjesë e angazhimeve për mbrojtjen dhe zhvillimin e kinemave publike, siç përcaktohet në Ligjin e ri mbi Kinematografinë.

Marrëveshja siguron shfrytëzimin e aseteve në interes publik, ndërsa AKP-ja ka aprovuar qiranë sipas rregulloreve përkatëse. Puna në Kino ABC do të vazhdojë, duke u orientuar drejt zhvillimit të kulturës së përgjithshme të filmit.