Ky ishte nënslogani që u shpalos mbrëmë nga aktivistët dhe përkrahësit e kandidates për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Bahrije Hyseni.
Nga ora 18, në një ambient pune I cili ishte I ‘branduar’ me nënsloganin “Loading… 99%”, në qytetin e Ferizajit, përveç përkrahësve të shumtë, ishin prezent edhe Kryetari I Degës së LDK-së në Ferizaj, z. Visar Azemi, I cili me një fjalë përshëndetëse falenderoi të gjithë përkrahësit, kandidatja për deputete znj. Ibadete Mehmeti dhe edhe znj. Bahrije Hyseni.
Në një fjalim të shkurtër znj. Hyseni, përveç falenderimeve e mirënjohjes për mbështetje dhe organizimin e mbrëmshëm, tha se në vazhdim do të jap edhe arsyet e tjera të kandidaturës dhe entuziazmit të saj, për të kurorëzuar thënien e saj të para disa ditëve “kam 99 arsye pse kam nisur këtë rrugëtim”
Nën tingujt e muzikës së lehtë qytetare, me pak pije e ushqim, të pranishmit patën rastin që të kalojne kohë së bashku, para se të fillojë fushata zyrtare zgjedhore.