Sulmi në Gjermani, Scholz: Mendimet e mia, me viktimat dhe familjet e tyre - Gazeta Express
string(71) "sulmi-ne-gjermani-scholz-mendimet-e-mia-me-viktimat-dhe-familjet-e-tyre"

Gazeta Express

20/12/2024 22:34

Sulmi në Gjermani, Scholz: Mendimet e mia, me viktimat dhe familjet e tyre

Gazeta Express

20/12/2024 22:34

Për ngjarjen tragjike në Magdeburg të Gjermanisë ka reaguar kancelari Olaf Scholz përmes platformës ‘X’, i cili shprehet se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre.

“Raportet nga Magdeburgu tregojnë se diçka shumë e keqe po ndodh. Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë në krahun tuaj dhe pranë njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, ka shkruar Scholz.

Ndryshe, në vitin 2016 një terrorist ishte përplasur me makinë në një turmë në një treg Krishtlindjesh në Berlin, ku pati lënë të vdekur 13 persona dhe 67 të plagosur.