string(82) "demet-nga-lufta-ne-kosove-ask-prezanton-te-dhenat-per-numrin-e-viktimave-te-luftes"

Lajme

Gazeta Express

19/12/2024 12:12

Dëmet nga lufta në Kosovë – ASK prezanton të dhënat për numrin e viktimave të luftës

Lajme

Gazeta Express

19/12/2024 12:12

Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë ditës së sotme i ka prezantuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, shkruan Gazeta Express.

Ndër tjerash ASK-ja ka njoftuar edhe për dëmet e luftës.

ASK-ja nga ‘‘Dëmet nga lufta 1998/1999 në Ekonomitë Familjare në nivel vendi’’, ka bërë të ditur se të vrarë gjithsej janë 11 mijë e 417.

Nga të cilët meshkuj janë 9630, ndërsa femra janë 1787.

Po ashtu, është bërë i ditur numri i të zhdukurve, ku gjithsej të tillë janë 1047.

Në prezantimin e të dhënave është dhënë detaje edhe për të plagosurit, ku të tillë gjithsej janë 6 mijë e 682.

Sa i përket të burgosurve, ASK-ja ka njoftuar se janë 3 mijë e 312.

Pos këtyre, ASK-ja ka publikuar edhe dëmet në lidhje me pronën. /GazetaExpress