AAK akuzon VV’në për kapjen e Bordeve të ndërmarrjeve publike të ujit, thonë se rol në këtë kishte Dejona Mihali - Gazeta Express
string(110) "aak-akuzon-vvne-per-kapjen-e-bordeve-te-ndermarrjeve-publike-te-ujit-thone-se-rol-ne-kete-kishte-dejona-mihali"

Lajme

Gazeta Express

18/12/2024 17:58

AAK akuzon VV’në për kapjen e Bordeve të ndërmarrjeve publike të ujit, thonë se rol në këtë kishte Dejona Mihali

Lajme

Gazeta Express

18/12/2024 17:58

AAK përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore kanë akuzuar Qeverinë Kurti për kapjem e kompanive publike të ujit dhe dështim në menaxhimin e tyre. 

Ky Departament kanë thënë se Kurti në këto ndërmarrje ka vendosur njerëzit e partisë dhe nuk i kanë afruar ekspertët. 

AAK në këtë reagim përmendin emrin e Dejona Mihalit, si personi brenda LVV-së që është marrë me çështjen e Bordeve të kompanive publike. 

“Është interesant të theksohet se qysh atëherë kishin qarkulluar informata se për zgjedhjen e bordeve të përkohshme të kompanive “kujdesej” një grua nga Shqipëria. Më vonë, doli se pikërisht kjo grua ishte Dejona Mihali, e cila do të kishte një rol kyç në jetën tonë të projektuar nga Kryeministri Kurti”, thuhet në reagim. 

Sipas partisë së Haradinajt edhe në rastet e pakta kur përfshiheshin ekspertë, ata filteoheshin nga lartë. 

Reagimi i plotë: 

Kapja e Kompanive Publike të Ujit dhe Dështimi i Menaxhimit në Qeverisjen Kurti

AAK, përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, është përpjekur që, përmes komunikatave për shtyp, të paraqesë dështimet serioze të Qeverisë Kurti në menaxhimin e kompanive publike. Kjo, ndonëse Kurti, gjatë fushatës së tij në zgjedhjet e kaluara, kishte arritur të bindë një pjesë të madhe të qytetarëve dhe një pjesë të konsiderueshme të ekspertëve se pikërisht përmirësimi i menaxhimit të kompanive publike dhe mirëqenia e qytetarëve do të ishte prioritet, ndërsa çështjet me dialogun me Serbinë i kishte ranguar në fund të listës së prioriteteve.

Por çfarë ndodhi në të vërtetë pas marrjes së pushtetit?

1. Fillimisht, instalimi i bordeve të përkohshme u bë me një “kujdes të madh”,duke përfshirë individë pa përvojë dhe të afërt me pushtetin, ndërkohë që pjesa më e madhe e ekspertëve të angazhuar më parë në sektor ishin eliminuar. Është interesant të theksohet se qysh atëherë kishin qarkulluar informata se për zgjedhjen e bordeve të përkohshme të kompanive “kujdesej” një grua nga Shqipëria. Më vonë, doli se pikërisht kjo grua ishte Dejona Mihali, e cila do të kishte një rol kyç në jetën tonë të projektuar nga Kryeministri Kurti.

2. Edhe me fillimin e emërimeve të bordeve të rregullta u ndoq e njëjta praktikë. Në bordet lokale ishte shumë më lehtë, ngase emërimet kryesisht vinin nga njerëzit e politikës ose në bazë të lidhjeve me pushtetin, ndërsa rastet e perfshirjes së ekspertëve të mirëfilltë ishin shumë të pakta, ngase ata ishin nënshtruar filtrimit nga lart, të ndihmuar edhe nga “gruaja e Shqipërisë”. Në bordet qendrore, situata ishte më e ndërlikuar për vendosjen e njerëzve lojalë ndaj tyre, pasi intervistimet kryheshin njëkohësisht nga qeveria britanike dhe autoritetet vendore. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e Kurtit arritën me “mjeshtëri” të manipulojnë të dy komisionet – atë qeveritar dhe britanik – duke larguar kandidaturat që ishin vlerësuar me nota të larta dhe që plotësonin kriteret për të qenë pjesë e këtyre bordeve, dhe duke emëruar kryesisht individë që konsideroheshin të lojalë dhe të afërt me partinë në pushtet.

3. Për ta bërë mashtrimin edhe më të madh, duke pretenduar se do të kishte ndryshime rrënjësore në sektor, u nxor Vendimi i Qeverisë Kurti Nr. KNMU/V/01/2022 për monitorimin e performancës së Kompanive Rajonale të Ujësjellësit (KRU) në Kosovë. Ky vendim, sipas shumë ekspertëve, ishte i domosdoshëm dhe i drejtë, duke krijuar një përshtypje pozitive. Ai sinjalizonte një orientim drejt menaxhimit më profesional dhe transparent të KRU-ve dhe krijoi idenë se, pas tij, pozitat si anëtar bordi apo Kryeshef Ekzekutiv i një kompanie publike nuk do të shiheshin më si privilegj, por si një përgjegjësi. Fatkeqësisht, që nga nënshkrimi i këtij vendimi, asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë për zbatimin e tij, as nga Ministria e Ekonomisë, e cila është aksionare e këtyre kompanive, dhe as nga ARRU, që ka përgjegjësinë ligjore për monitorimin e performancës së KRU-ve. Për më tepër, duket se ky vendim është harruar plotësisht, duke humbur kështu një mundësi të rëndësishme për përmirësimin e menaxhimit të këtyre kompanive. Për të vërtetuar punën dhe efikasitetin e këtyre bordeve dhe menaxhmenteve, ishte ballafaqimi me sfidat që i karakterizojnë këto institucione. Këto sfida përfshinin përmbushjen e objektivave të performancës së përcaktuara përmes planeve të tyre të biznesit, si dhe përballjen me raste emergjente, si problemi me cilësinë e ujit të ndikuar nga përmbajtja e manganit në Liqenin e Badovcit dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga sulmi terrorist në kanalin Iber-Lepenc.

a) Shumë investime kapitale me rëndësi jetike për qytetarët e Republikës së Kosovës, si ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza dhe projektet infrastrukturore të mbështetura nga investime ndërkombëtare, po zhvillohen me ritme tepër të ngadalta ose janë bllokuar pa ndonjë arsye të justifikueshme. Këto bllokada janë rezultat i drejtpërdrejtë i keqmenaxhimit të këtyre kompanive, dhe për këto dështime askush nuk mban përgjegjësi e aq me teper te kete ndeshkime.

b) Këto borde dhe menaxhmentet e tyre, pa përjashtim, kanë dështuar në përmbushjen e caqeve kyçe të përcaktuara përmes planeve të biznesit, siç janë: zvogëlimi i humbjeve të ujit në sistem, që mesatarja kalon shkallën mbi 50% në sektorin e ujit, si dhe mungesa e investimeve kapitale për ripërtëritjen e rrjetit të ujësjellësit, me çka do të ndikohej sado pak në zvogëlimin e këtyre humbjeve. Në vend që të ketë ndëshkime për këto borde, Qeveria Kurti, as ARRU si autoritet i pavarur, në asnjë moment nuk ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj bordeve dhe menaxhmentit të këtyre kompanive. Përkundrazi, Qeveria Kurti është “kujdesur” që njerëzit e saj të besuar të shpërblehen me përgjegjësi më të larta, siç ishte rasti i kryesueses së Bordit të Drejtorëve të KRU Hidromorava, znj. Filloretë Gashi Sadiku, e cila është e njohur për lidhjet e saj me pushtetin dhe është renditur e gjashta në listën për Bordin e KEK-ut, me mundësi për t’u zgjedhur në këtë bord.

c) Një shembull tipik që ilustron abuzimin me pushtetin dhe keqpërdorimin e parasë publike është ai i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) Hidromorava. Pavarësisht përballjes së vazhdueshme me humbje të larta të ujit, gjatë tre viteve të fundit, që nga emërimi i bordit aktual nga kjo qeveri, nuk është ndërmarrë asnjë investim për ripërtëritjen e rrjetit të ujësjellësit – një hap i domosdoshëm për uljen e këtyre humbjeve. Përkundrazi, vetëm një muaj më parë, kompania ka shpenzuar 164,000 euro për blerjen e automjeteve. Ky shpenzim është i pajustifikueshëm dhe kërkon ndëshkim, qoftë nga Qeveria Kurti apo nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU). Situata bëhet edhe më shqetësuese po të kihet parasysh se vetëm dy vite më parë kompania kishte blerë automjete të reja për nevojat e saj. Duket se këto automjete nuk kanë arritur të përmbushin “apetitet” e luksit të bordit dhe menaxhmentit të KRU Hidromorava.

d) Menaxhimi i cilësisë së ujit me përmbajtje të manganit nga KRU Prishtina ishte një problem serioz. Për dy muaj, qytetarët e furnizuar me ujë nga ky burim ishin privuar nga përdorimi i tij për pije dhe gatim, duke e vështirësuar ndjeshëm jetën e tyre. Èshtë shqetësuese se, edhe pse ky fenomen ishte përsëritur nga viti i kaluar, KRU Prishtina nuk kishte marrë masa për menaxhimin e këtij problemi. Për këtë gjithashtu nuk kishte pasur asnjë reagim nga Ministria e Ekonomisë, si aksionare direkte e këtyre kompanive, apo ARRU si autoritet i pavarur.

e) Menaxhimi teknik i situatës gjatë sulmit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc kishte lënë shumë për të dëshiruar. Gjatë kësaj periudhe delikate, nuk u pa një involvim i mjaftueshëm i ekspertëve të fushës nga ana e qeverisë. Po ashtu, dështoi komunikimi i mirëfilltë me konsumatorët lidhur me përdorimin e ujit të pijshëm nga komunat që shfrytëzojnë këtë ujë. Ministria e Shëndetësisë kishte lëshuar një njoftim se uji nga kanali Ibër-Lepenc nuk ishte i pijshëm, ndonëse dihet që asnjëherë uji nga ky kanal nuk ka qenë i pijshëm pa trajtim në impiantet për trajtimin e ujit. Kjo shkaktoi një frikë të panevojshme te qytetarët.

Në përfundim, menaxhimi i dobët i kompanive publike gjatë qeverisjes Kurti ka nxjerrë në pah mungesën e përmbushjes së premtimeve për përmirësimin e transparencës dhe efikasitetit. Këto dështime kanë përkeqësuar sfidat e trashëguara në sektorin e ujit, duke ndikuar negativisht jo vetëm në cilësinë e shërbimeve ndaj konsumatorëve, por edhe në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve. Përkeqësimi i infrastrukturës së ujit, mungesa e investimeve strategjike dhe mosadresimi i problemeve kryesore kanë çuar në ndërprerje të shpeshta të furnizimit dhe në ulje të standardeve të shërbimeve bazë.

Një nga arsyet kryesore të këtij dështimi është mungesa e përgjegjësisë ndaj bordeve dhe menaxhmenteve të paafta, të cilat nuk kanë zbatuar praktika efektive menaxhimi. Në vend që të prioritizohen investimet e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe uljen e humbjeve të ujit, burimet financiare shpesh janë shpenzuar në projekte joprioritare. Kjo qasje joefikase ka përkeqësuar gjendjen e kompanive publike dhe ka dobësuar besimin e qytetarëve te institucionet.

Date: 18.12.2024

AAK, Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore