Në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme (SPAK) po zhvillon për masakrën me 4 të vrarë në Shkodër, paraditen e sotme janë zhvilluar kontrolle në disa banesa në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se me kërkesë të prokurores së posaçme Elida Kaçkini, janë ushtruar kontrolle në Dobraç.
Mes banesave të kontrolluara është edhe ajo e Safet Bajrit, por deri më tani nuk raportohet për gjetje të sendeve të kundraligjshme.
Në atentatin e ndodhur në Dobraç mbetën të vrarë Hamza Lici e Arlind Bushati, dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, që u gjetën rastësisht në vendin e ngjarjes.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...