Ndjesia e të marrit dhe të bërit dhurata është e njëjta sado vite të kalojnë. Në prag të festave të fundvitit të gjithë jemi nga pak fëmije e presim me padurim për të mësuar nëse të dashurit e zemrës ia kanë « qëlluar » me dhuratat që kanë menduar për ne apo jo. Shpesh jemi të zënë gjithmonë duke menduar për të tjerët dhe harrojmë t’i bëjmë bjë dhuratë vetes. Shpesh jemi të ashpër me veten dhe harrojmë t’i tregojmë dashuri ndaj një dhuratë këtë fundvit askujt nuk do t’i bënte keq. Po sikur t’ju themi që për ju ka menduar dhe Samsung gjigandi i elektroshtëpiakeve. Me blerjen e një pajisjeje Bespoke, ju do të merrni një dhuratë të dytë, aq shumë të dashur për të gjithë ne.
Askush nuk mund ta mohojë që këtë sezon festash Samsung ka përgatitur dhuratën perfekte për ju. Gjithçka që duhet të bëni është thjesht të zgjidhni një pajisje për shtëpinë tuaj, sepse kur blini pajisje të përzgjedhura, ju do të keni një dhuratë ekstra. Promocioni më i fundit nga Samsung do të jetë mundësia që nuk duhet të humbni këtë fundvit. Me blerjen e pajisjeve të përzgjedhura për shtëpinë tuaj nga ekosistemi Bespoke, ju pret një dhuratë.
Kufjet Galaxy Buds FE ose ora e zgjuar Galaxy Fit3, dy nga aksesorët më të përdorur në ditët e sotme dhe më të pëlqyer në mesin e pajisjeve Samsung do të bëhen tuajat.
E nëse deri më tani nuk keni qenë në dijeni të të gjitha përfitimeve të ekosistemit Bespoke, ndoshta kjo dhuratë do t’ju shtyjë edhe më tepër drejt një bote elektroshëpiakesh që nuk i keni patur asnjëherë më parë. Me opsionet e shumta, teknologjinë AI e integruar dhe me modalitet që na e bëjnë jetën më të thjeshtë do të kuptoni që ju po i bëni dhuratë vetes dy herë. E meqë jemi në prag festash ndoshta një furrë e re do të ishte zgjedhja e duhur. Furra me sistemin Dual Cook Steam dhe Dual Cook Flex është furra që jo vetëm do j’ua lehtësojë një nga detyrat e përditshme, siç është gatimi, por do e kthejë këtë në një proces argëtimi. Gatimi do të jetë më i thjeshtë dhe rezultatet gjithnjë profesionale falë inteligjencën artificiale (AI) të AI Pro Cooking. Me këtë furrë mund të gatuani receta të ndryshme me më shumë fleksibilitet dhe efikasitet. Zonat e sipërme dhe të poshtme të Dual Cook Flex përdoren në mënyrë të pavarur, duke lejuar kështu pjekjen e dy tavave. Kështu festat e organizuara në shtëpi do të jenë më pak stres dhe më shumë argëtim.
Por sigurisht promocioni nuk mund të mbarojë vetëm me një produkt; sepse ju mund të zgjidhni të blini një fshesë me korrent ose një frigorifer nga ekositemi Bespoke. Pastrimi i dyshemeve, tapetëve do të jetë më i lehtë me fshesën me korent Samsung Bespoke Jet™, por nëse një frigorifer do ju pështatej më shumë si dhuratë këtë fundvit, linja e frigoriferëve Bespoke do të kënaqë çdo shije dhe kërkesë tuajën.
Pra këtë fundvit, përpos dhuratave që do të bëni tregohuni të dashur dhe me veten tuaj, dhe dhurojini pajisjen më të çmuar që do t’ju hapë dyert drejt një universi të ri. Një pajisje e vetme Bespoke në shtëpi e do t’ju lindë dëshira që çdo elektroshtëpiake të jetë e të njëjtin kualitet. E pse mos të filloni tani me pasurimin e shtëpisë suaj për të përfituar dhe aksesorin tuaj të preferuar si një dhuratë shtesë nga Samsung?
Shënim: Promocioni zgjat nga data 9 dhjetor 2024 deri me 15.01.2025 ose derisa të përfundojë stoku te partnerët e shitjeve të Samsung të listuar në rregullat e promocionit. Për të përfituar të drejtën e dhuratës duhet të regjistroheni brenda datës 25.1.2025 në www.samsung.com/al/offer/redemption/holidays-with-new-appliances-2024.