Gresa dhe Sara kanë kritikuar dhe këshilluar Xhenetën për nivelin dhe gjuhën e debateve të kësaj të fundit me banorët në shtëpinë më të famshme në vend.
Shkak u bënë disa selikone për gjoks që Anisa ia kishte huazuar Xhenetës dhe nuk ia kishte kthyer të pastruar pas përdorimit, transmeton Klankosova.tv.
Xheneta u shpreh shumë e ashpër me Anisën pasi siç u shpreh ia huazoi që t’i përdorë dhe t’ja pastrojë pasi ka më pak se gjashtë muaj që ka bërë gjoksin operacion.
Por, megjithatë Gresa dhe Sara e kritikuan Xhenetën për gjuhën që përdori në gjithë këtë veprim.
“A je tu e ndëgju vetën me çka je duke u marrë moj”, u shpreh Gresa ndërsa Sara i kërkoi që të ngrit nivelin e debatit.
“Ky nivel i debatit le të mbetët në dymujorin që shkoi, bëjë debat për gjëra më të mëdha se kështu nuk duhet është turp”, u shpreh Sara.
Por, për të kuptuar më shumë detaje nga i gjithë diskutimi, klikoni në videon në linkun më poshtë.