Në kuadër të partneritetit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)dhe Gardës Kombëtare të Iowa -s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një delegacion nga FSK mori pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve për vitet 2025-2027, sipas linjave të përpjekjeve; Manovrës, Mbështetjes Logjistike, Personelit, Komunikimit dhe Kibernetikës, Mjekësisë si dhe Kanalit të Nënoficerëve dhe Zhvillimit të Liderëve.
Sipas njoftimit të FSK-së, konferenca është realizuar në Iowa të ShBA-së, bazuar në udhëzimet dhe zotimet e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Stephen Osborn.
“Bazuar në partneritetin që ka FSK me Gardën Kombëtare të Iowa-s, delegacioni nga FSK është udhëhequr nga Shefi i G3/7 SHPFSK, kolonel Astrit Haliti dhe pjesëmarrje nga: G1SHP, G4SHP Rreshter Majori i FSK-se dhe KFT”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se gjatë këtij aktiviteti është rifreskuar plani i trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për vitet 2025-2026 si dhe është përfshirë edhe viti 2027, në mbështetje të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...