Emisioni “Favorit” si çdo të diel, vjen edhe këtë javë me një panel fantastik.
Në llupën e emisionit do të jenë temat që kanë bërë bujë së fundmi, duke nisur nga Superliga e Kosovës e më tutje.
Dy analistëve të përhershëm të emisionit “Favorit”, Taulant Dajakut dhe Arbër Avdylit, sonte në studio i bashkohen edhe Gani Sejdiu, Tahir Lushtaku e Emanuell Syla.
Gjatë dikustimit në studio, foli edhe Emanuell Syla.
Syla ka folur me superlativa për Dritën, duke lavdëruar klubin për punën e saj që e bën tash e sa vite.
“Statistikat tregojnë që Drita është skuadra më e mirë. Është me meritë aty në vendin e parë. Drita është klubi më i mirë në të gjitha aspektet në Kosovë. E kanë një president që nuk qet statusa palidhje në Facebook. Kanë një tifozëri fantastike. Të presin shumë mirë, sidomos unë kur kam qenë komentator”, ka thënë Syla.