Komisioni Qendror ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 11 majit.
Komisioni Rregullator ka miratuar sot vendimin për ndarjen e re të mandateve sipas qarqeve, duke u bazuar në numrin e popullsisë.
Tirana do të përfaqësohet në Kuvendin e ri me 37 deputetë, Korça do ta humbasë një, duke zbritur nga 11 në 10 ligjvënës ndërsa qarqet e tjera nuk ndryshojnë.
Pak ditë më parë presidenti Begaj dekretoi datën 11 maj per mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Në bazë të ndarjes, mandatet janë si vijojnë:
1-Qarku Berat 7 mandate
2-Qarku Dibër 5 mandate
3-Qarku Durrës 14 mandate
4-Qarku Elbasan 14 mandate
5-Qarku Fier 16 mandate
6-Qarku Gjirokastër 4 mandate
7-Qarku Korçë 10 mandate
8-Qarku Kukës 3 mandate
9-Qarku Lezhë 7 mandate
10-Qarku Shkodër 11 mandate
11-Qarku Tiranë 37 mandate
12-Qarku Vlorë 12 mandate