Homazhe në nderim të Arben Tafaj, Berisha: Një qeveritar shembull i Tiranës - Gazeta Express
string(73) "homazhe-ne-nderim-te-arben-tafaj-berisha-nje-qeveritar-shembull-i-tiranes"

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2024 11:25

Homazhe në nderim të Arben Tafaj, Berisha: Një qeveritar shembull i Tiranës

Shqiperi

Gazeta Express

04/12/2024 11:25

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në homazhe në nderim të Arben Tafajt që humbi jetën ditën e djeshme. Tafaj u rrëzua aksidentalisht dje nga një lartësi prej 10 metrash pranë banesës së tij pas mesnatës dhe ndërroi jetë në spital.

Berisha shprehet se ishte një qytetar shembull i Tiranës dhe i aftë e kompetent. Ai ia ka shprehur ngushëllimet familjes, miqve dhe të afërmeve të Arben Tafajt.

“Erdha të shpreh mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, një qytetar shembullor i Tiranës, një prind, bashkëshort shembullor.

Një qeveritar vendor i ndershëm, i aftë, kompetent.

Një parlamentar i kryeqytetit, i aftë, i ndershëm dhe një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës.

Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj.

I shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia familjes së nderuar Tafaj.

Shpreh ngushëllime për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë humbur një përfaqësues të shquar, për të gjithë miqtë, të afërmit e tij.”, tha Berisha për gazetarët.