Robert Gjika 32 vjeç është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Ndaj këtij të fundit GJKKO ka caktuar këtë vit masën e “arrestit me burg” për “ndihmë në kalimin ilegal të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Sipas Policisë, i riu dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet se transporton emigrant në mënyrë të paligjshme, kryesisht në Britaninë e Madhe. “Shtetasi i ekstraduar në Shqipëri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në njoftimin zyrtar.3 vite më parë Gjika ka plagosur një person në Kuçovë.