Vdes një grua në një aksident në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit, vetura ra në humnerë disa metra - Gazeta Express
string(97) "vdes-nje-grua-ne-nje-aksident-ne-magjistralen-kacanik-hani-elezit-vetura-ra-ne-humnere-disa-metra"

Lajme

Gazeta Express

29/11/2024 9:16

Vdes një grua në një aksident në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit, vetura ra në humnerë disa metra

Lajme

Gazeta Express

29/11/2024 9:16

Një grua ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit. Sipas Policisë, në rrethana të pasqaruara, ajo ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës duke rënë në humnerë disa metra.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se rasti po hetohet nga Njësia për Hetimin e Aksidenteve.

“Ju njoftojmë se me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë” , ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku është përfshirë një veturë. Ekipe të policisë, zjarrëfikësit dhe ambulanca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para mësohet se një veturë Nissan, derisa ka qarkulluar në magjistralen Kaçanik – Hani Elezit, në rrethana ende të pasqaruara ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës, duke rënë në humnerë disa metra. Si pasojë e këtij aksidenti një person e gjinisë femër, e moshës madhore ka humbur jetën, vdekja e së cilës është konstatuar nga mjekët në vendin e ngjarjes “, ka deklaruar Veseli.